​Real-Atletico, formacionet e mundshme

Real Madrid-Atlético Madrid është gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Spanjës, që zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00 në Al Waal Park të Riadit.

Carlo Ancelotti ka rikuperuar Vinicius, Carvajal dhe Camavinga, të gjithë tashmë gati për ndeshjen.

Te Atlético, Simeone ka dyshime mes Molinës dhe Saulit, ndërsa Llorente pritet të luajë si anësor i djathtë. Janë jashtë Lemar, i dëmtuar dhe Reinildo, me kombëtaren e Mozambikut.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid: Kepa, Carvajal, Rüdiger, Nacho, Mendy, Kroos, Camavinga, Valverde, Bellingham, Vinicius dhe Rodrygo.

Atletico Madrid: Oblak, Molina, Savic, Giménez, Hermoso, Lino; Koke, Llorente, De Paul; Griezmann dhe Morata.

/KosovaPress/

Read Previous

“The Financial Times”: Njohja e pasaportave të Kosovës, fund i paqartësisë së Spanjës

Read Next

Lufta Izrael-Hamas, Blinken: Kostoja e konfliktit për fëmijët është shumë e lartë