​Rasti i Pjetër Shalës në Speciale, gjykata urdhëron prokurorinë të dorëzojë dosjen deri më 19 nëntor

Në konferencën e sotme mbi ecurinë e çështjes së ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala, i cili po akuzohet për krime të pretenduara të luftës nga Prokuroria e specializuar në Hagë,gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar që deri me 19 nëntor të dorëzojë dosjen paragjyqësore dhe materialet tjera të këtij rasti.

Gjyqtari tha se në parashtrimet e bëra me shkrim, ZPS-së ka deklaruar se ka ende disa hapa hetimor për të ndërmarrë por që sipas prokurorisë, kjo nuk ndikon në afatet e nxjerrjes së materialeve.

Në urdhrin e tij, gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka kërkuar nga prokuroria që të dorëzojë dosjen sipas rregullës 95 4A të rregullores deri më 19 nëntor 2021.

Ndërsa mbrojtja ka deklaruar se presin që të marrin materiale të rëndësishme për çka tha se do të informojmë më shumë në konferencën e radhës mbi ecurinë e çështjes.

Në konferencën e sotme të mbajtur në Hagë, gjykatësi i procedurës paraprake ka urdhëruar mbrojtjen të dorëzojë deri më 12 korrik të këtij viti mocionin paraprake, derisa ka bërë të ditur afatin deri kur prokuroria mund të përgjigjet.

Mbrojtja ka kërkuar që konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjet të mbahet në shtator, për çka palët janë pajtuar.

Në konferencën e stome gjithashtu u bë e ditur nga administrata se për shkak të përmirësimit të situatës me Covid-19, familjarët e të akuzuarve që deri më tani kanë kontaktuar vetëm përmes platformës online zoom, të mund t’i takojnë ata edhe fizikisht nga data 15 korrik.

Shala i cili nuk ishte prezent në sallë e ka përcjellur konferencën përmes video-lidhjes.

Ai u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të këtij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletë-arrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë./KosovaPress

Read Previous

Eroll Arduç: Integrimi i refugjatëve dhe kthimi i të zhvendosurve mbetet sfidë

Read Next

Kosova padit Malin e Zi, kërkon kthimin e 172 pronave, 42 prej të cilave gjenden në Mal të Zi