​Rama pret në takim Zelensky

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në takim presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Rama dhe Zelensky do të kenë takim fillimisht kokë më kokë dhe më pastaj do të takohen dy delegacionet shtetërore.

Zelensky po qëndron sot në Tiranë, ku pritet të mbahet Samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”, në të cilin pjesëmarrëse është edhe presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky për herë të parë po viziton Shqipërinë. Ai ka mbërritur në tokën shqiptare mbrëmë, ku është pritur nga ministri Igli Hasani dhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë, ndërsa sot merr pjesë në samitin për Ukrainën.

Read Previous

47 aksidente dhe mbi 2200 tiketa për kundërvajtje për 24 orë

Read Next

OKB: Nëse nuk ka armëpushim, përhapja e urisë në Gazë pothuaj e sigurt