Kryeministri i Republikës së Kosovës së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi kanë dalur në një konferencë të përbashkët kanë njoftuar lidhur me masat e reja anti-COVID, e sidomos lidhur me variantin e ri të Covid-19, të quajtur Omicro, i cili po parashihet të jetë me një rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes.
I pari i ekzekutivit të shtetit tha se rreziku i lartë i shpërndarjes së COVID-19, i detyron që ta rrisin vigjilencën. Ai përmendi katër rrëziqe sic janë mërgata e jonë nga jashtë, bashkë me grumbullimet e shumta festive të fundvitit e rritë mundësinë e shpërndarjes, pastaj situata epidemiologjike në Evropë vazhdonë të jetë e rënd dhe shtimi i numrit të udhëtarëve e rrit mundësinë që gjendja epidemiologjike të jetë e ngjashme ne at vende.
Kurti përmendi edhe shkallën e ultë të vaksinimit, si dhe variantin Omicron, që është përhapur në 34 vene të botës.
“Sipas të dhënave paraprake nga Afrika e Jugut, varanti i ri i ka mundësin të përhapet mbi dy herë më shpejtë se sa varianti Delta, si dhe rrit dukshëm rrezikun e riinfektimit të atyre që janë infektuar më përpara nga një variant tjetër i virusit Corona, por ajo që është më shqetësuese se varianti Omicron të paktën deri tash po shkakton shumë më shumë hospitalizomë të fëmijëve se sa variantet e mëparshme sidomos të fëmijëve të moshës 5 vjeçare.” shton Kurti.
Kurti shtoi se me masa të reja bashkatdhetarët tanë duhet ta kenë së paku një dozë të vaksinimit anti-Covid dhe testin PCR.
“Ne duam që bashkatdhetarët tanë për fundvit të vinë sa më shumë në Kosovë sepse gëzohemi edhe ne, edhe ata por në të njëjtën kohë na duhet t’i marrim këto masa në kushtet kur paparashikushmëria është shumë e lartë, pra ne nuk e dimë rrezikun, e dimë që është rrezik por nuk e dimë në kumtimin e përmasës së tij, është ende rrezik i pakalkulushëm, kur rreziku bëhet i kalkulushëm, zbuten masat”, tha ai.
Ministri i Shëndetësisë ka treguar masat e reja kundër COVID-19, duke thënë se këto masa janë marrë pas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore dhe gjendjes epidemiologjike në botë.
“Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë. Kur personi është i vaksinuar vetëm me një dozë krahas saj do të kërkohet testi PCR- negativ ose dëshmia se personi ka kaluar Covid-19. Nga 3 janari i vitit 2022 për hyrje të Republikës së Kosovës do të vlejë dëshmia e vaksinimit të plotë. Për të inkurajuar vaksinimin dhe qasje e qytetarëve në Aeroportin e Prishtinës dhe në pikat kryesore kufitare do të vendosen ekipet mobile të vaksinimit. Tash që ka filluar vaksinimi i qytetarëve mbi 12 vjeç e tutje kërkesa për të poseduar njërën nga dëshmitë e lartpërmendura përmes kategorive do të lirohen personat nen 12 vjeç, personat me dëshmi mjekësorë që kanë kundër indikacione shkencore të vërtetuara për mos vaksinim. Personat e tillë duhet të paraqesin testiPCR- negativ për Covid-19 jo më i vjetër se 48 orë. Për të evituar mbingarkesën spitalore, mbylljen e shkollave dhe ekonomisë, punonjësve në institucione publike dhe private, udhëtarët që shpërblehen me transportim publik dhe privat, nxënësi dhe studentët, shfrytëzuesit e qendrave tregtare dhe gastronomisë do t’u kërkohet dëshmitë vaksinimi i plotë apo i pjesshëm, mirëpo bashkë me të vërtetimi e shërimit apo rezultatin e PCR”, ka thënë ai.
Ai tha se nga sot do të rikthehet mundësia e vaksinimit edhe gjatë vikendit.
Ndërkohë, masat e tjera të miratuar kohë më parë nga Qeveria e Kosovës mbeten në fuqi.