​Qeveria Kurti mblidhet sot në ora 19:00

I pari i Qeverisë, Albin Kurti do ta mbledh sot pasdite kabinetin qeveritar.

Mësohet se Qeveria Kurti do të mblidhet në ora 19:00.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet rreth masave kundër përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë që më 5 prill qeveria miratoi masat antiCOVID-19 e të cilat kanë hyrë në zbatim më 7 prill, e që të njëjtat vendos që të jenë në fuqi deri më 18 prill.

Ndërsa të enjten, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mbajti takim virtual me kryetarët e komunave ku u diskutua për masat antiCOVID.

Për çka pas këtij takimi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL deklaruan se nga e hëna fillon puna e sektorit të gastronomisë dhe qendrave tregtare duke respektuar masat strikte shëndetësore. 

Read Previous

Disa njerëz duan por s’mund të jenë të lumtur: Ç’është anhedonia?

Read Next

Futbollistët në Kosovë, testohen për Covid-19, vetëm në rastet kur duhet të udhëtojnë jashtë vendit