​Qëkur është larguar Ronaldo, Messi nuk ka shënuar në El Clasico

TOPSHOT – Real Madrid’s Portuguese forward Cristiano Ronaldo (R) looks at Barcelona’s Argentinian forward Lionel Messi during the Spanish league football match between FC Barcelona and Real Madrid CF at the Camp Nou stadium in Barcelona on May 6, 2018. (Photo by Josep LAGO / AFP) (Photo credit should read JOSEP LAGO/AFP via Getty Images)

Lionel Messi nuk ka shënuar gol e madje as nuk ka dhënë ndonjë asist në një ndeshje nëEl Clasico që kur Cristiano Ronaldo u bashkua me Juventusin në vitin 2018.

Ylli argjentinas shënoi 26 gola dhe dha 14 asistime në 45 ndeshje kundër Real Madridit por nuk ka arritur të kontribuojë në golat e Barcelonës kundër “Merengues” në tre vitet e fundit.

Mallkimi vazhdoi mbrëmë kur Barcelona humbi 2-1 përballë skuadrës së Zinedine Zidane, përcjellë KosovaPress..

Messi tani është pa gol ose asist në pesë ndeshjet e fundit kundër Real Madridit. Ai humbi klasiken e parë të epokës post-Cristiano Ronaldo në 2018, për shkak të një dëmtimi.

Sulmuesi portugez shënoi 20 gola në 34 ndeshje kundër Barcelonës, por hera e parë dhe e vetmja herë që gjeti rrjetën kundër “katalanasve” në Ligën e Kampionëve ishte dhjetori i kaluar kur ai shënoi një gol në fitoren 3-0 të Juventusit ndaj “Blaugranëve” në fazën e grupeve.

Cristiano Ronaldo do të shohë kontratën e tij me Juventusin duke skaduar në qershor 2022, por ka raporte se ai mund të bashkohet me PSG-në ose të kthehet në Real Madrid në fund të sezonit.

Messi gjithashtu është lidhur me një largim nga Barcelona pasi marrëveshja e tij me gjigandët e La Ligas skadon në verën e këtij viti.

Read Previous

BIK-u: Muaji i shenjtë i Ramazanit fillon më 13 prill

Read Next

Juventus kërkon rikthimin e Moise Kean