Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Autoritetet kosovare i kanë refuzuar hyrjen në Kosovë një shtetasi të Serbisë pasi i njëjti dyshohet se ka prezantuar dokumente të falsifikuara.
Personi i dyshuar është arrestuar pasditen e së martës, më 9 shtator, në Jarinje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferin serb që dyshohet të jenë të falsifikuara. Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës”, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. /KosovaPress