Presidentja Vjosa Osmani përmes video-kampanjës, së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kanë treguar për nismën e mbjelljes së 1 milion drunjve.
Kryetarja e shtetit ka thënë se koha është për të lëvizur nga fjalët në vepra.
Ministri i Ambientit, Liburn Aliu ka theksuar se presin që numri i institucioneve që do të bashkohen në këtë kampanjë të rritet.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka ftuar të gjithë që të bëhen bashkë për mbjelljen e 1 milion drunj në gjithë vendin.
Në përfundim të kampanjës, presidentja Osmani ka ftuar partnerët vendor dhe ndërkombëtarë që të bashkohen në këtë kampanjë për mbrojtjen e mjedisit./KosovaPress