​Posta e Kosovës vë në qarkullim pullën e re “Zbulimet kombëtare arkeologjike – Ulpiana 2023”

Filatelia e Postës së Kosovës sot ka vënë në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare nga tema Evropa “Zbulimet kombëtare arkeologjike – Ulpiana 2023”.

Ky emision i pullave postare prezanton një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike në Kosovë, në parkun arkeologjik të Ulpianës.

Motivet e pullave postare mbartin imazhe kushtuar themelimit të Justinianit të Dytë, e përshkruar si një urbs Dardaniae nga perandori Justinian dhe gruaja e tij Theodora (535-545 AD), si dhe të zogut houbara bustard (outis), një zog shtegtar, në dyshemenë mozaik të bazilikës episkopale të Justiniani i Dytë (535-545 AD), zbuluar nga A. Hajdari, C.J. Goddard dhe M. Berisha.

Ndërkaq, blloku filatelik paraqet “Representation of a houbara bustard (outis), a migratory bird”, pranë një shatërvani në dyshemenë mozaik të bazilikës episkopale të Iustiniana secunda (535-545 AD), zbuluar nga A. Hajdari, C.J. Goddard dhe M. Berisha.

Realizimi i emisionit të pullave postare është mundësuar me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërkaq pamjet e këtij emisioni janë siguruar nga vet zbuluesit, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional me Institutin Arkeologjik të Kosovës, Universitetin e Prishtinës dhe ENS.

Emisioni i pullave postare përbëhet nga dy pulla postare, blloku filatelik dhe Zarfi i Ditës së Parë (ZDP), ndërkaq në qarkullim postar do të jetë deri në konsumimin e saj të plotë. /KosovaPress/

Read Previous

Risi nga Google Maps – Çfarë ka të re në platformën e navigimit?

Read Next

Zyrtare: Xabi Alonso do të largohet nga Bayer Leverkuseni