​Plagosje me armë në Kamenicë, Policia po kërkon të dyshuarin

Një person ka pësuar lëndime pasi që dyshohet se i njëjti është plagosur me armë zjarri, nga i dyshuari kosovar për motive të panjohura.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite në fshatin Kaqiq të Kamenicës, ku viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Sipas burimeve të KosovaPress, policia tanimë e njeh të dyshuarin dhe i njëjti është në kërkim./KP/

Read Previous

Hahn: Na duhet një KFOR i aftë për ta parandaluar ndonjë konflikt të mundshëm në veri të Kosovës

Read Next

Bugajski: ShBA-ja dhe BE-ja të ndalin dominimin serb në Ballkan