​Përfundon ekspedita e xhudos në Paris, Kosova me dy medalje të tjera elitare

Loriana ka përfunduar rrugëtimin e saj në Lojërat Olimpike pas humbjes në raundin e dytë nga Yelyzaveta Lytvynenko nga Ukraina. Në ndeshjen e parë ajo fitoi ndaj Metka Lobnik nga Sllovenia. Loriana është xhudistja e fundit që garoi nga ekipi olimpik i xhudos nga Kosova.

Ishte kjo një tjetër paraqitje jashtëzakonisht e suksesshme për ekipin e xhudos që garoi me pesë xhudistë, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.

Distria Krasniqi rrëmbeu medaljen e argjendtë, kurse Loriana Kuka atë të bronztën. Në zonën e medaljeve nuk arritën të futeshin Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka.

Gjithsesi, historia është bërë, Kosova tashmë nga tri pjesëmarrje në Lojëra Olimpike, ka siguruar pesë medalje elitare. /KosovaPress/

Read Previous

Gërvalla emëron Nita Shalën ambasadore të Kosovës në Itali

Read Next

Punimet që nisën në shkollën “Mazllum Këpuska” pritet të përfundojnë në fund të vitit