​Parashikimi i motit për sot

Foto: Vullnet Nixha

Sot në vendin tonë pritet të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të çrregullta që vende–vende parashihen të sjellin reshje lokale shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, po ashtu edhe kushtet agrometeorologjike paraqiten të mira, për shkak te prezencës së reshjeve ditëve të fundit dhe orëve me diell që do të jenë gjatë javës që po na pret.

Read Previous

14 qershori, Dita e Çlirimit të Gjakovës

Read Next

​Sot mbahet pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë