​Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Pas reshjeve të ditëve të fundit që përfshijnë vendin tonë, situata sinoptike do të stabilizohet.

Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë pjesë së dytë të ditës së sotme. Më tej parashihet që ky ciklon të dobësohet për të vazhduar tutje me mot relativisht të mirë dhe me intervale të gjata diellore.

Riga të dobëta mund të ketë gjatë javës, si pasojë e zhvillimit të vranësirave lokale, por reshje siç patëm ditëve të fundit, nuk parashihen.

Të hënën në orët e para të ditës parashihen ngrica të dobëta, të cilat mund të jenë të dëmshme për disa lloje të pemëve të cilat vetëm se janë në fazën e lulëzimit.

Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë tipike pranverore, duke lëvizur në kufijtë 10-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Read Previous

Kryetarja e Preshevës: Aktivizohuni kundër pasivizimit, votoni

Read Next

​Stoltenberg i quan vrasjet e civilëve në Bucha një brutalitet