Presidentja e Kosovës, Vjosa Osman ka Uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, duke thënë se përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor, është një domosdoshmëri.
“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për një hap më afër BE-së. Në këtë kohë përcaktuese, përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri. Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare Bashkimit Evropian që të dorëzojnë urgjentisht vendimin e vonuar për lirinë e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar ajo në Twitter.