​Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e Paqes për Ukrainën

Me ftesë të homologes zvicerane Viola Amherd, presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Zvicër ku do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën.

Në Samit, i cili mbahet më 15-16 qershor në Bürgenstock afër Lucernit, Osmani do të jetë krahas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, presidentes së Zvicrës, Viola Amherd, si dhe afër 100 liderëve e përfaqësuesve të tjerë nga bota.

Samiti i nivelit të lartë, i cili do t’i mbledhë liderët botërorë për të diskutuar rëndësinë dhe mënyrat e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën, do të përqendrohet edhe në rëndësinë kritike të arritjes së paqes në Ukrainë.

Osmani do ta riafirmojë përkushtimin e Kosovës për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën deri në fitore, si dhe do të flasë për rëndësinë e mbështetjes gjithëpërfshirëse globale për t’u arritur paqe afatgjate dhe e qëndrueshme.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime bilaterale me liderë të tjerë botërorë./kp

Read Previous

Detaje interesante rreth trofeut të Kampionatit Evropian

Read Next

​Ambasada e Kosovës në Itali del me njoftim të rëndësishëm