​Osmani: Dita e Veteranëve të UÇK-së është kujtesë dhe lavdi për heroizmin e pashuar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Dita e Veteranëve të UÇK-së është kujtesë dhe lavdi për heroizmin e pashuar.

“Sot nderojmë dhe përulemi me respekt të thellë përpara veprës heroike të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – burrave dhe grave që flijuan gjithçka për lirinë e atdheut. 30 dhjetori është një datë që mishëron heroizmin e pavdekshëm të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe të familjes së tij, të cilët më 30 dhjetor 1991 zhvilluan betejën e parë kundër regjimit serb”, tha Kurti.

Osmani poashtu tha se kjo betejë nuk ishte thjesht një përballje e armatosur, por një akt guximi që shënoi fillimin e një epoke të re në përpjekjet për liri dhe shtet.

“Atyre ju bashkuan me mijëra burra e gra, të cilët i dolën zot atdheut në kohët më të rënda, duke u shndërruar kështu në emblemë të shtetit tonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit dhe respekt i përhershëm për çdo veteran të UÇK-së”, thuhet tutje. /KosovaPress/

Read Previous

Shqipëri/ 8 mijë efektivë policie do të marrin shpërblim për festat e fundvitit

Read Next

Mbyllja e TikTok-ut, Rama: Nuk lëvizim nga vendimi, do të na duhen 6 deri në 8 javë