​Osmani dhe Konjufca homazhe në Çikatovë

Në 22 vjetorin e masakrës në Çikatovë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe pranë kompleksin Memorial.

Në këtë vend, forcat paramilitare serbe masakruan 24 gra, fëmijë dhe pleq.

Osmani dhe Konjufca kanë thënë se kjo ishte prej akteve më barbare që ka kryer Serbia në Kosovë, duke mos kursyer as fëmijët e pleqët.

Udhëheqësja e shtetit, Vjosa Osmani tha se është një prej masakrave më të tmerrshme të luftës së fundit në Kosovë, e cila e dëshmon qartë qëllimin shfarosës të Serbisë.

Osmani ka shtuar se të gjallët e kanë borxhin më të lartë njerëzor që të sigurojnë drejtësi për të gjithë ata që janë vrarë mizorisht.

E, kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se masakra e Çikatovës së vjetër është prej akteve më barbare të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Sot janë bërë 22 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër në komunën e Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur./KosovaPress

Read Previous

Pirlo: Ronaldo nuk është nesër, fillon Dybala

Read Next

Adama Traore do të largohet nga Wolvesi gjatë verës