Kjo shkrepje është bërë nga përballja Benfica kundër Portos në vitin 1987, ndeshje e cila edhe e përcaktoi kampionin e atij sezoni në Ligën e Portugalisë, ku në fund Benfica triumfoi me rezultat 3:1 dhe në fund u shpall kampion.
Nga të dhënat e ndeshjes, të pranishëm në stadium ishin plot 135.000 shikues, duke e kaluar edhe kapacitetin e stadiumit që ishte 120.000, përcjell KosovaPress.
Po ashtu, një vit më vonë, në kuadër të gjysmëfinales së European Cup, që tash e njohim si Liga e Kampionëve, Benfica u përball me Steauan e Bukureshtit, dhe të pranishëm në stadium ishin 145.000 shikues, që është edhe shifra më e lartë që është regjistruar në këtë stadium.
Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur videon e ndeshjes mes Benficas e Portos, në të cilë edhe u vendos kampioni i Ligës së Portugalisë.