​Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Sipas institutit, vranësirat gjatë ditës në disa zona parashihen të dendësohen dhe të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. /KP/

Read Previous

​18 vjetori i pavarësisë së Malit të Zi

Read Next

Shea: Koha që Kosova të përfshihet në Partneritetin për Paqe