​Ministrja Gërvalla priti në takim një delegacionin britanik

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, të hënën priti në takim delegacionin e përfaqësuesve të Grupit Britanik të Unionit Ndërparlamentar nga Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se në kuadër të këtij takimi u diskutuan tema aktuale politike të nivelit vendor, rajonal dhe ndërkombëtar dhe po ashtu tema rreth bashkëpunimit të ngushtë në fushën e ekonomisë dhe sfera të tjera.

“Theks të veçantë patën diskutimet rreth përpjekjeve të përbashkëta në fushën e sigurisë për të parandaluar çfarëdo situate destabilizuese, përpjekjet e përbashkëta dhe kontributin rreth masave ndaj Federatës Ruse me rastin e invazionit rus në Ukrainë”, thuhet po aty.

Pjesë e rëndësishme e këtij takimi ishte edhe mundësia e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe sfera të tjera që kanë për qëllim avansimin e numrit të investimeve dhe njëherësh thellimin e bashkëpunimit në këtë fushë.

Bëhet e ditur se çështje tjetër e diskutimit ishte edhe Agjenda e Gjelbër dhe energjia diellore.

Si rrjedhojë e këtij takimi në komunikatën për media thuhet se është vërejtur gatishmëri për bashkëpunim dhe përkrahje sa i përket konsolidimit të Shtetësisë së Republikës së Kosovës si dhe në integrimin në Organizata dhe mekanizma të tjerë Ndërkombëtar.

Read Previous

​2116 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Babai i Marigona Osmanit: Kur e pashë vajzën, më mirë të më kishin vrarë