​Maqedonci pret me ceremoni zyrtare homologun e Letonisë

Me nderime të larta ushtarake është pritur në Kosovë ministri i Mbrojtjes së Letonisë, Andris Sprūds. Ai u prit nga homologu i tij kosovar, Ejup Maqedonci.

Në ceremoninë pritëse që u organizua në oborrin e Ministrisë së Mbrojtjes, ku valviteshin flamujt e të dyja shteteve, Orkestra Frymore e Forcës së Sigurisë së Kosovës ekzekutoi himnin shtetëror të Letonisë dhe atë të Kosovës.

Më pas ministrat nisën takimin, pas së cilit nuk pritet të kenë deklarime për media, por nga ministria i thanë mediave që po e përcjellin ngjarjen se për diskutimet prapa dyerve të mbyllura do të njoftojnë përmes një komunikate për media. /RTKlive/

Read Previous

“Avancimi i rrugës evropiane të Shqipërisë mund të nxisë zhvillime pozitive edhe në Kosovë”

Read Next

“Trepça”: Gjatë muajve shtator – nëntor 2024 nga miniera e Artanës u eksploatuan afro 8 mijë ton xehe