​Londra forcon sigurinë për ndeshjen Angli – Itali pas ngjarjeve në Bruksel

Forca të shtuara të sigurisë janë vendosur rreth stadiumit “Wembley”, përpara ndeshjes Angli-Itali që zhvillohet sonte nga ora 20:45.

Kjo pas sulmit xhihadist në Bruksel të hënën, në të cilin dy tifozë suedezë mbetën të vrarë gjatë një tjetër ndeshje kualifikuese për Euro 2024, Belgjikë – Suedi.

Kjo u njoftua nga Departamenti për Siguri në Londër duke thënë se një prani më e madhe e agjentëve do të shtrihet në të gjithë zonën afër stadiumit.

Ndryshe, autoritetet belge sot në mëngjes kanë bërë të ditur se sulmuesi i së hënës mbrëma tashmë është vrarë nga autoritete policore.

/kp/

Read Previous

Media norvegjeze, “Moss Avis”: Shqipëria, një nga destinacionet më tërheqëse për të udhëtuar

Read Next

Osmani takon ministrin turk të Mbrojtjes, flasin për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë