​Lekaj: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga shpallja e pavarësisë

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj po e konsideron Qeverinë Kurti më të dobëtën që nga shpallja e pavarësisë.

Në 100 ditëshin e formimit të ekzekutivit, Lekaj hedhë kritika ndaj kryeministrit Kurti për qasjen e tij karshi institucioneve publike, dialogut dhe siç thotë tendencën për prishje të raporteve me ShBA.

Deputeti i AAK-së thotë , se përveç shkarkimeve dhe “ngarkimeve”, Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë në këta tre muaj qeverisje.

Sipas tij, qasja e kryeministrit Kurti ndaj dialogut me Serbinë nuk dallon nga ish-qeveritë e kaluara, ani pse Kurti po e quan dialog të ri.

Derisa edhe e kritikon për deklaratat e tij rreth asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Krahas kësaj, Lekaj ngre dyshime se administrata Biden do ta ulë nivelin e interesimi e bashkëpunimit me Qeverinë Kurti.

Qeveria Kurti II është votuar në Kuvendin e Kosovës më 22 mars të këtij viti, derisa më 30 qeshor bëhen 100 ditë qeverisje me ekzekutivin./KosovaPress

Read Previous

Luftimi i pandemisë në Kosovë, 78 për qind e qytetarëve thonë se BE-ja ka ndihmuar më së shumti

Read Next

Arrestohet i dyshuari për vjedhje në një argjendari në Gjakovë