Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja. Përkrahje kësaj nisme ligjore i dhanë 74 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, përfshirë pozitën dhe opozita. I njëjti u konsiderua i rëndësishëm për ruajtjen e ajrit nga ndotja, shëndetin e njeriut dhe faunës natyrore.
Në arsyetimin e projektligjit, para deputetëve doli ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Librun Aliu, i cili tregoi qëllimin e tij.
Nevojën e miratimit të këtij projektligji e arsyetoi edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli-Dalipi.
Përkrahje këtij projektligji i dha edhe Partia Demokratike e Kosovës.
Ani pse shprehu përkrahje, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se nuk është i bindur që ky projektligj nuk bartë fare kosto financiare.
Ndërsa, Pal Lekaj nga AAK tha se kontributin e tyre për këtë projektligji do ta japin në mes të dy leximeve./KosovaPress