​Kurti për mbylljen e dy depove: Është gjetur vaj pa dokumentacion, nuk e lejojmë zhvatjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas mbylljes së dy depove nga aksioni i Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës në Fushë Kosovë dhe Graçanicë.

Ai ka bërë të ditur edhe arsyen e mbylljes së depove, e që siç tha ai, ishte gjetja e vajit pa dokumentacion.

“Pas një aksioni të Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës, Departamentit për hetimin e Krimeve Ekonomike, në dy depo (Fushë Kosovë dhe Graçanicë) është gjetur vaj për të cilin ka munguar dokumentacioni”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka theksuar se çmimi prej 3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale.

“Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës”, ka shtuar ai. /KosovaPress/

Read Previous

812 raste aktive me COVID-19

Read Next

Osmani dhe Gërvalla marrin pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë