​Kurti: Francën e konsiderojmë aleat dhe partner të rëndësishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se duan bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Francën, derisa potencoi se e konsiderojnë aleat dhe partner shumë të rëndësishëm.

Kurti këtë deklarim e bëri pas homazheve në përmendoren dedikuar personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, pasi u pyet rreth arritjes së marrëveshjes së Serbisë me kompaninë e Francës, për blerjen e 12 avionëve ushtarak.

“Ne bëjmë sundim ligji, rend publik, njëkohësisht me paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim dhe në këtë aspekt duam edhe bashkëpunimin e ngushtë edhe mbështetjen ndërkombëtare përfshirë këtu edhe Francën që e konsiderojmë vend mik, aleat dhe partner shumë të rëndësishëm edhe në Bashkimin Evropian edhe në NATO”, tha Kurti.  /KosovaPress/

Read Previous

​Dy të tretat e ukrainasve nuk i besojnë Kinës si ndërmjetëse në negociatat me Rusinë

Read Next

Abdixhiku: Bashkësia ndërkombëtare të mbajë në agjendë presionin ndaj Serbisë për të zhdukurit