​Kryeministri Kurti shpreh ngushëllime për Mbretëreshën Elizabeta II

Kryeministri Kurti shprehu ngushëllimet dhe respektin për Mbretëreshën Elizabeta II.

Në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur respektin dhe nderimin për lartmadhërinë e saj, Mbretëreshën Elizabeta II, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në emër të popullit të Kosovës dhe në emrin personal, Kryeministri Kurti u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes mbretërore dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar, për vdekjen e madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta II.

Mbretëresha Elizabeta II ishte një udhëheqëse shembullore, por e quante veten edhe shërbëtore të popullit. Trashëgimi e madhe dhe udhëzim i madh. U preftë në paqe, ka shkruar kryeministri Kurti.

Read Previous

Osmani bisedon me presidentin e Letonisë: Urgjente që të liberalizohen vizat

Read Next

Qeveria bën thirrje për kursim të energjisë, Rizvanolli: Temperatura e dhomës gjatë ditës të jetë 19 gradë Celcius