​Krerët e shtetit bën homazhe tek monumenti i të pagjeturve

Me rastin e ditës së Pavarësisë së Kosovës, krerët e shtetit kanë bërë homazhe tek monumenti i të pagjeturve, duke i nderuar ata për sakrificën e tyre ndaj shtetit tonë.

Pjesëmarrës ishin Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.

Gjithashtu në oborrin e Qeverisë është ngritur flamuri i Republikës së Kosovës. /KosovaPress/

Read Previous

NEWBORN me aspiratë të re: Ne mund të fluturojmë

Read Next

Sulmi në Banjskë, të gjithë pjesëmarrësit futen në listën e INTERPOL-it