Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadoren e re të Letonisë në Kosovë, Elita Kuzma, me të cilën ka biseduar mbi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e avancimit të tij në fusha të interesit të përbashkët.
Konjufca e njohu diplomaten letoneze për punën e Kuvendit të Kosovës gjatë këtij viti, si dhe për zhvillimet e përgjithshme në vend.
Ai u shpreh i bindur se Letonia do të vazhdojë t’i kontribuojë thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe ta mbështesë Kosovën në aspiratat e saj euro-atlantike.
Ndërsa diplomatja letoneze konfirmoi përkushtimin e shtetit që përfaqëson për forcimin e bashkëpunimit e të mbështetjes për vendin tonë edhe në të ardhmen.