​Konfiskohet sasi e madhe e armatimit në veri, AKI informoi Policinë

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion të suksessheëm ku është konfiskuar sasi e madhe e armatimit.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se informatat ishin nga AKI-ja.

Armët e kapura janë nga inteligjenca e AKI-së, kurse në mesin e gjërave të kapura është edhe një kapelë me emblemën e BIA-s serbe.

Sasia e armatimit do të bëhet e ditur në një konferencë për media të ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha./Kosovapress/

Read Previous

Gjendet armatim në veri, ministri Sveçla dhe drejtori i Policisë në konferencë të jashtëzakonshme

Read Next

Aksioni në veri, Hoxha: Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar grupin terrorist