​Kërkohej nga policia për vjedhje, arrestohet 26 vjeçari

Policia në Ferizaj kanë arritur ta arrestojnë personin me inicialet A.Th, 26 vjeçar, i kërkuar për veprën penale në bashkëkryerje ‘’Vjedhje e rëndë’’, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgu prej 2 vitesh .

Sipas Policisë, pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla në realizim të urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës .

Read Previous

Agnelli ka vendosur se kush do të jetë trajneri i ri i Juventusit

Read Next

E ardhmja e Messit te Barcelona, flet Koeman