Kino “Hyrije Hana” nuk ka të ndalur, sjell 3 premiera këtë javë
Juventus i afrohet fundit të sezonit që duket se do të përkojë edhe me fundin e aventurës së Andrea Pirlos në pankinën bardhezi.
Duket se teknikun nga Brescia nuk do të mund ta shpëtojë as fitimi i Kupës dhe kualifikimi në Champions.
Sipas Tuttosport, do të jetë Gennaro Gattuso trajneri i ri i Juventus. Ai nuk konsiderohet alternativa e Allegrit por plani A i bardhezinjëve.
Drejtuesit e pëlqejnë dhe vlerësojnë eksperiencën e madhe të grumbulluar ndër vite në kampionate të ndryshme. Agnelli, sic ndodh shpesh në cështjet e trajnerit, do të vendosë personalisht emrin e pasardhësit të Pirlos.
Gattuso pëlqehet edhe nga Newcastle, Wolverhapton e Fiorentina. Fiorentina madje i ka bërë trajnerit të Napolit edhe një ofertë zyrtare prej 3 milionë euro në sezon./rrjetasportive/