​Ja kur rikthehet Kosova sërish në aksion

Muaji tetor doli të jetë jashtëzakonisht i suksesshëm për Kombëtaren e Kosovës në futboll pasi u shënuan dy fitore shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” triumfuan me rezultat 2-1 në udhëtim kundër Lituanisë, ndërsa fituan lehtësisht edhe ndaj Qipros me rezultat 3-0, ndeshje kjo e zhvilluar në Prishtinë, raporton KosovaPress.

Për më tepër, kjo ishte edhe fitorja e tretë radhazi pasi në muajin shtator Kosova mposhti Qipron 4-0 edhe si mysafir.

Ecuria e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve do të vazhdoj në muajin nëntor, atëherë kur do të zhvillohen dy sfida e fundit në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.

Fillimisht, më 15 nëntor Kosova do të përballet me Rumaninë në udhëtim, ndërsa tri ditë më vonë e pret Lituaninë në “Fadil Vokrri”.

Rumania është liderë e grupit me 12 pikë, e ndjekur nga Kosova me nëntë sosh. Qipro ka tri pikë në vendin e tretë dhe e fundit është Lituania pa pikë./kp

Read Previous

Zyrtare: Thomas Tuchel trajner i ri i Anglisë

Read Next

Drejtori i Chelsea-t: Cole Palmer mund ta fitojë ‘Topin e Artë’