​Ja kur mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 21 tetor do të mbahet ankandi i 13-të për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet trevjeçar në shumën prej 10 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Klankosova.tv/

Read Previous

Safet Gjici kërkon të lirohet nga burgu

Read Next

A do të japë BQE një tjetër ulje të normës së interesit në mbledhjen e kësaj jave?