Ministria e Financave njofton se më 5 shtator 2024 mbahet ankandi i dymbëdhjetë për 2024, ku do të emetohen Obligacione me maturitet 10-vjeçar në shumën prej 10 milionë eurosh.
Investimi në Obligacione është i sigurt dhe i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi, thuhet në njoftim.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, Ministria e Financave kërkon që të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /KosovaPress/