Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se në takimin konsultativ janë dakorduar të gjitha partitë që të votojnë për raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.
Ky raport nuk u votua nga opozita në seancën e 15 prillit pasi deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së argumentuan se anëtarët e qeverisë duhet të japin dorqheqje formale para se të betohen si deputetë.
Haxhiu tha më 19 prill se u dakorduan qe të autorizohet edhe një herë komisioni dhe të votohet unanimisht raporti.
“Kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari na ka ftuar në takim me qëllim të një konsensusi, na ka ftuar sot qe të jemi të pranishëm në një takim konsultativ. Ne kemi qenë të pranishëm dhe kemi diskutuar format se cila është mënyra më e mirë”, deklaroi ajo.
Ndërkaq kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila kur u pyet për emrin e kryeparlamentarit tha: Menjëherë pas betimit të deputetëve e kuptoni, s’po e prishim befasinë. /KosovaPress