​Hasani: Puna ish kryer moti sikur t’i kishin mendtë në kokë kryetarët e partive

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka deklaruar se vazhdimi i seancës konstituive do të jetë i njëjtë derisa të vije një vendim nga Gjykata Kushtetuese.

Ai para fillimit të seancës së sotme konstituve, ka thënë se deri tash kryetarët e partive politike do të duhej të pajtoheshin për ta kryer procesin e votimit të kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

“Mendoj që është e njëjta gjë, pa ardhë një vendim I Gjykatës Kushtetuese nuk besoj që do të ketë ndonjë ndryshim. Me i pas mendtë në kokë kryetarët e partive, moti e kishin kryer këtë punë”, tha ai.

Ai ka komentuar edhe bisedën me Albin Kurtin, duke thënë se janë raporte nga e kaluara dhe se janë kolegë në Kuvend e jo armiq./kp

Read Previous

Mbi 1 miliard euro nga fondet e BE-së janë përdorur në projekte diskriminuese

Read Next

Largimi i Ancelottit nga Reali te Brazili po hetohet nga FIFA