​Haradinaj: Shteti i Kosovës i ka marrë dy goditje të rënda nga kryeministri kukull

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se i ka dhënë dy goditje të rënda shtetësisë së Kosovës me marrëveshjen për targat e automjeteve dhe refuzimin për gazësjellësin amerikan.

Haradinaj në një konferencë për medie, tha se kryeministri Kurti u dëshmua se është antiamerikan me refuzimin për gazësjellësin, derisa tha se marrëveshjen për targat Kosova u kthye 10 vjet prapa.

“Shteti i Kosovës i ka marrë dy goditje të rënda që ka shpallja e pavarësisë nga një kryeministër kukull. Dje është nënshkruar një marrëveshje që e kthen Kosovën 10 vjet prapa, po ashtu edhe refuzimin e gazësjellësit amerikan. Me anë të marrëveshjes për targat e automjeteve Kurti goditi sovranitetin e vendit. Ky njeri e ka bërë hisedar Serbinë dhe ka pranuar të negociojë punën e ndjeshme të brendshme. Ky njeri me vendimin për gazësjellësin ka marrë vendimin më antiamerikan. Ky njeri ka nisur epikën anti Kosovë dhe anti Amerikë”, tha ai.

Read Previous

FSK-së i shtohen edhe 20 kadetë të rinj

Read Next

Zemaj për dorëheqjen e Vitisë: Sot iku nga detyra ministri më i dështuar i qeverisë