​Hajrulla Çeku takohet me të parin e Lëvizjes Paralimpike Evropaine, Raymon Blondel

Ministri në detyrë i Minsitrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim presidentin evropian të Komitetit Paralimpik, Raymon Blondel, presidenten e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini dhe përfaqësues të tjerë të komitetit dhe parasportistë.

“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e sportit paralimpik në Kosovë dhe rëndësinë që ka përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në jetën sportive dhe shoqërore”, bën të ditur MKRS.

Në vitet e fundit, sporti paralimpik në Kosovë ka shënuar progres të lartë, me rritje të pjesëmarrjes, përkrahjes institucionale dhe suksese ndërkombëtare. Ky zhvillim është rezultat i përkushtimit të sportistëve, trajnerëve dhe vetë organizatave paralimpike që çdo ditë tejkalojnë sfida dhe vendosin standarde të reja.

U theksua po ashtu rëndësia e organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” dhe mundësitë që hap ky organizim për promovimin dhe fuqizimin e sportit në vendin tonë. /KosovaPress/

Read Previous

Presidentja Osmani u prit në takim nga kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim

Read Next

Apple zbulon ndikimin e tarifave të Trumpit