Kështu u tha sot në tryezën e diskutimit me temën-“Themelimi i Gjykatës Komerciale në Kosovë: Nevoja për themelimin e saj, sfidat dhe pritshmëritë”, u tha se mund të krijohen standarde të dyfishta.
Hulumtuesja dhe autorja e raportit, Rreze Hoxha-Zhuja ka thënë se që nga fillimi kanë kundërshtuar krijimin e kësaj gjykate. Sipas saj, në analizën e titulluar “Më shumë dëm sesa dobi”, listohen tri problemet kryesore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Sipas saj, argumenti që Gjykata Komerciale duhet të krijohet për shkak të tejzgjatjes së procedurave aktuale në zgjidhjen e këtyre çështjeve, nuk është i bazuar.
Po ashtu, në këtë analizë të GLPS-së thuhet se krijimi i një gjykate të tillë është shkelje e të drejtës për gjykim të drejtë.
Zëvendëskryetari i pari i Komisionit për Legjislaciom, Driton Selmanaj ka theksuar se edhe si grup parlamentar i LDK-së kanë kundërshtuar këtë projektligj.
Mes tjerash, ai ka thënë se qeveria është konfuze, meqë kjo nuk është paraparë në rishikimin e buxhetit, ndërkohë që MD ka thënë se duhet sa më shpejt të krijohet Gjykata Komerciale.
Ndërsa, profesori i Fakultetit Juridik, Visar Morina ka theksuar se iniciativa të tilla kanë implikime financiare dhe kanë kosto të mëdha.
Ndryshe, Gjykata Komerciale është miratuar në parim ditë më parë në Kuvendin e Kosovës./KosovaPress