​Gastronomët: Kërkojmë kompensim nga shteti

Mbyllja totale e sektorit të gastronomisë dhe qendrave tregtare pritet të ndodhë nga dita e martë për 12 ditë.

Ky propozim i Ministrit të Shëndetësisë ka ardhur për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomisë në Prishtinë, Veton Zuka theksoi se nuk janë pajtuar për një mbyllje të tillë, por siç thotë ai duke parë numrin e lartë të vdekshmërisë për shkak për Covid-19 dhe zvogëlimit të kapaciteteve spitalore, do ta respektojnë këtë propozim.

Megjithatë, Zuka thekson se hapja duhet të ndodhë pas 12 dite, sepse sipas tij bizneset nuk mund të mbijetojnë.

Më tej Zuka tha se presin mbështetjen nga shteti për këtë mbyllje, për paga dhe qira./KosovaPress

Read Previous

Edhe ambasadori italian iu bën thirrje deputetëve të marrin pjesë në votimin e presidentit

Read Next

Notat e lojtarëve, Real Madrid 2-0 Eibar: Courtois dhe Benzema shkëlqejnë