​FBK: Fillojnë testimet dhe matjet për basketbollistët

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit, do t’i testojnë dhe do të bëhet matja e basketbollistëve të Kosovës për grupmosha të reja, e cila ka për qëllim për të pasur një pasqyrë sa më të mirë të lojtarëve/eve dhe formën e tyre fizike.

Sot do të testohen basketbollistët e Kosovës U16, për të vazhduar me U18 dhe U20.

Të gjitha këto testime dhe matje do të bëhen deri të premten, derisa më pas do të vazhdohet edhe në konkurrencën e femrave.

Synimi i FBK-së është që të përgatit sa më mirë grupmoshat e reja të Kosovës, që gjatë verës do të marrin pjesë në gara ndërkombëtare, ku shpresohet në rezultate pozitive.

Ndryshe, kategoritë e reja do të grumbullohen gjatë verës, ku edhe do të marrin pjesë në garat evropiane, njofton FBK./KosovaPress.

Read Previous

​Hoti: Kush ka probleme me ligjin s’mund të marrë post publik dhe të dalë para qytetarëve

Read Next

​Kërcënohet Vjosa Osmani