​Euro 2024 vijon me këto dy ballafaqime sot

Dita e pestë e Kampionatit Evropian të futbollit Euro 2024 do të vazhdojë sot më dy ndeshje të tjera mjaftë interesante. Të dy ballafaqimet e kësaj ditë do të jenë të vlefshme për grupin F.

Me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Signal Iduna Park” do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Turqisë dhe GJerogjisë e cila do të drejtohet nga gjyqtari Tello, në prezencën e rreth 60 mijë tifozëve, transmeton KosovaPress.

Sfidë tjetër tejet interesante pritet të jetë ajo që zhvillohet nga ora 21:00 në “Red Bull Arena” në Lajpzig ndërmjet Portugalisë dhe Republikës së Çekisë. Të dy këto kombëtare janë në një formë të mirë të rezultateve, sidomos Çekia që në pesë ndeshjet e fundit ka pesë fitore.

Nga ana tjetër, Portugalia ne pesë sfidat e fundit, tri i ka fituar dhe dy i ka humbur./kp

Read Previous

​Filharmonia e Kosovës do të mbajë koncertin përmbyllës për sezonin 2023/2024

Read Next

Sot zbulohet skulptura e 7-vjeçarit, Leotrim Ahmetit të vrarë gjatë luftës në Kosovë