Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar në Kosovë pas arrestimit të tij në Shqipëri, ku ishte i dyshuar për veprat penale të kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.
Ai kërkohej që nga muaji korrik i vitit 2024. I dyshuari është dorëzuar autoriteteve kosovare dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për veprime të mëtejshme hetimore. /KosovaPress/