Sot është Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin ndaj minave. Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 20 mijë njerëz humbin jetën, ose gjymtohen çdo vit nga minat tokësore dhe thotë se të paktën një e pesta e viktimave janë fëmijë.
Qendra Koordinuese për Deminim e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës më 2019 pati prezantuar Planin Strategjik të Deminimit të Ministrisë për vitin 2019-2024.
Ndryshe, më 8 dhjetor 2005, Asambleja e Përgjithshme deklaroi se 4 prilli i çdo viti do të respektohet si Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin e Minave dhe Ndihmën në Veprimin ndaj Minave. Sipas OKB-së, vendet më të prekura nga minat janë Angola, Kamboxhia, Afganistani dhe Bosnjë-Hercegovina./KP/