​Dita Evropiane e Mikrofinancës

Institucionet mikrofinanciare në gjithë Evropën sot shënojnë 20 tetorin – Ditën Evropiane të Mikrofinancës.

Iniciativa e Ditës Evropiane të Mikrofinancës u lansua në vitin 2015 si një mjet për të theksuar ndikimin e sektorit të mikrofinancës në Evropë nga një perspektivë sociale dhe ekonomike.

Objektivat kryesore të kësaj dite janë rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve për ekzistencën e mikrofinancës dhe rolin e saj në luftën kundër papunësisë dhe përjashtimit social dhe shkëmbimi i përvojave brenda sektorit mikrofinanciar evropian.

Ndryshe, institucionet mikrofinanciare llogaritet se brenda një viti japin afër 100 milionë euro në të gjithë sektorët. Kredia mesatare është rreth 1,100 euro./kp

Read Previous

Ndihmëssekretari i NATO-s: Jo hapje të njëanshme të Urës së Ibrit

Read Next

Harris thotë se ajo nuk do të heqë dorë derisa të arrihet një armëpushim në Gaza