​Dita Botërore e Mjedisit

Dita ndërkombëtare e mjedisit është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1972, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.

Kjo ditë, 5 qershor, përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.

Qëllimi i kësaj ngjarjeje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.

Republika e Koresë Jugore do të presë Ditën Botërore të Mjedisit 2025 me fokus në dhënien fund të ndotjes plastike në nivel global.

Çlirimi i planetit nga ndotja plastike është një kontribut i rëndësishëm në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, duke përfshirë ato për veprimin klimatik, prodhimin dhe konsumin e qëndrueshëm, mbrojtjen e deteve dhe oqeaneve dhe riparimin e ekosistemeve dhe ruajtjen e biodiversitetit./KosovaPress

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

Deputetët mblidhen sot në tentativën e 27-të për konstituimin e Kuvendit