Ministrja në detyrë e drejtësisë, deputetja Albulena Haxhiu, pas dështimit të 36-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka kryer obligimin e saj në raport me procedurat e Kuvendit, me ftesat për takime me partitë e tjera, por sipas saj, po mungon vullneti politik nga partitë e tjera.
E për Haxhiun, ç ‘bllokim i kësaj situatë është vota për. Haxhiu, tha se situata vazhdon të mbetët e njëjtë.
“Është rrethanë e njëjtë, situatë e njëjtë. Ne kemi qenë të gatshëm në vazhdimësi që të japim kontributin tonë që kjo situatë të përmbyllet me konsitutimin e Kuvendit. Por, në anën tjetër ka munguar vullneti i deputetëve të opozitës…Po ashtu urojmë që gjatë kësaj jave të dalë edhe aktgjykimi i gjykatës kushtetuese, me kërkesën që e kanë dërguar AAK-ja dhe disa deputet të LDK-së dhe një nga PDK-ja. Ne nuk mund të paragjykojmë se si do të jetë vendimi i gjykatës ”, tha Haxhiu.
Haxhiu shtoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka ftuar edhe PDK dhe LDK-në, për të diskutuar situatën aktuale, prandaj sipas saj, nga LVV-ja janë adresuar të gjitha zgjidhjet, të cilat janë refuzuar nga partitë e tjera.
Haxhiu u shpreh se për momentin kontributi i LVV-së, është i pamjaftueshëm për konstituimin e Kuvendit.
“Kryeministri Kurti i ka ftuar të dyja partitë politike edhe PDK-në edhe LDK-në për të diskutuar situatën aktuale. Me LDK-në ka qenë situata tjetër, ku ne i kemi ftuar për marrëveshje politike, por në anën tjetër ka pasur përgjigje refuzuese. Gjithçka çka është varur nga ne edhe në raport me procedurat e Kuvendit por po ashtu edhe me ftesat për takime ne i kemi adresuar, por në anën tjetër ka munguar vullneti politik.. Kontributi i Vetëvendosje për momentin po është i pamjaftueshëm për konstituimin e Kuvendit”, shtoi Haxhiu.
Në fund, Haxhiu tha se secili deputet duhet të jetë i përgjegjshëm në raport me veprimet që i merr, duke theksuar se po shkelin Kushtetuesen. /KosovaPress/