​Blinken: Ka një ‘hendek’ midis synimit të Izraelit për të mbrojtur civilët dhe realitetit në terren

“Është e domosdoshme – mbetet e domosdoshme – që Izraeli të vendosë një premium për mbrojtjen civile, dhe mbetet një hendek midis asaj që thashë kur isha atje, qëllimit për të mbrojtur civilët dhe rezultateve aktuale që po shohim terren”, tha Blinken, në një konferencë të përbashkët shtypi me sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar David Cameron në Uashington DC të enjten.

Blinken ka bërë katër udhëtime në rajon që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor.

Shtetet e Bashkuara kanë biseduar me Izraelin për zbatimin e “pauzave ditore” në luftime dhe për t’u bërë të ditur banorëve të Gazës se ku mund të shkojnë për t’u larguar nga rreziku, shkruan BBC.

“Izraeli ka detyrimin të bëjë gjithçka që është e mundur për t’i dhënë përparësi mbrojtjes së civilëve dhe maksimizimit të ndihmës humanitare”, tha ai. /KosovaPress/

Read Previous

“Masakra e Mejës”, prokurorja Hajdari: Në aktakuzë janë 53 persona, vranë 370 civilë dhe tentuan të fshehin krimet në Serbi

Read Next

Lajçak: Unioni është gati për zgjerim pas një kohe të gjatë