Pas plot një muaji sakrifice, lutjesh e adhurimi ndaj Zotit, besimtarët myslimanë sot kremtuan festën e Fitër Bajramit. Manifestimi qëndror në Gjakovë u mbajt në Xhaminë e Hadum Agës.
Manifestimi filloi në orën 06:08 me thirrjen e ezanit të faljes së namazit të Bajramit, falje të cilin e udhëhoqi, imami i xhamisë Safet Efendi Hoxha, e pas falje në këtë institucion fetar u mbajtë ligjeratë kushtuar kësaj feste, ku njëkohësisht u dhanë mesazhe për tolerancë e solidaritet.